Kosova barazon me Greqinë në Athinë (VIDEO)

Kosova ka mbyllur eliminatoret e Botërorit 2022 me një barazim të rëndësishëm për moralin në fushën e Greqisë. “Dardanët” barazuan me rezultat 1:1 me “helenët”. Ndeshja ishte e barazpeshuar, me grekët që dominuan gjatë pjesës së parë.

Ishte Masouras që kaloi në epërsi Greqinë pas një asistimi të bukur nga Pekas (44′).

Pas golit të pesuar, në 45-minutëshin e dytë, Kosova ishte tjetër skuadër duke rrezikuar më shpesh.

Një asistim mahnitës nga Edon Zhegrova, gjeti kapitenin Amir Rrahmani që tundi portën e grekëve në minutën e 76-të, gol ky që në fund u tregua edhe si i fundit dhe i mjagtueshëm që Kosova të marrë një pikë nga kjo transfertë e vështirë në Athinë.

Kosova e mbyll këtë aventurë në Kupën e Botës me 5 pikë në fundin e tabelës, ndersa Greqia u rendit e treta me 10 pikë në kuadër të grupit “B”. (infOSport.mk)

Leave a Reply