Valon Et’hemi shkëlqen dhe jep dy asiste në fitoren 4:2 të İstanbulspor-it (VIDEO)

Bursaspor mundet me shifra bindëse 2:4 në terren të vet nga Istanbulspori, ndërsa shkëlqen me super paraqitje reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Et’hemi. Tetovari u dallua me lojë të mirë, kishte disa mundësi shënimi e raste të krijuara për shokët, dy prej të cilave u shndëruan në gola.

Fillimisht në minutën e 20-të Et’hemi prodhoi aksionin për 0:2 kur i nxori portën e zbrazët Sarikaya-s, ndërsa në minutën e 76-të ish-kapiteni i Kukësit sjell një “mjeshtëri” të vogël kur me thembër shërben për Ibrahim Yilmaz që shënoi për 1:4.

Në fund sfida u mbyll me shifrat 2:4, ndërsa vlen të ceket edhe super goli i shqiptarit nga Kosova, Jetmir Topalli që shënoi golin e tretë të Istanbulsporit.

Pas 12 xhirove të kaluara, Istanbulspor mban pozitën e 8-të në renditje me 19 pikë, ndërkohë Bursaspor me 14 pikë renditet në pozitën e 11-të.

Leave a Reply