Intervitsë me Omer Bunjakun, drejtori i “bardheblulve” flet për sezonin vjeshtor, largimet dhe përforcimet eventuale

FC Shkupi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parë me 42 pikë, 7 më shumë se Akademia Pandevi i vendit të dytë. Këto të dhëna bëjnë që në Çair të Shkupit të rikthehet buzëqeshja, kjo pasi klubi i tyre i zemrës pas shumë vitesh mund të rikthejë titullin dhe festën në mesin e “Shvercerave”.

Lidhur me rezultatet e stinorit vjeshtorë, por edhe atë se çfarë e pret skuadrën gjatë stinorit pranveror, “infOSport.mk” zhvilloi një intervistë me Drejtorin Sportiv të FC Shkupit, Omer Bunjaku, i cili titujt kampion të skuadrës së tij të zemrës i kishte përjetuar vetëm si tifoz, ndërsa i njëjti beson se tashmë një gjë të tillë do të bëjë duke luajtur një nga rolet më të rëndësishme në skuadër.

“Do të jetë një ëndërr e realizuar për mua dhe do të jem krenar që pikërisht në periudhën time si Drejtor Sportiv të rikthehet edhe titulli kampion në shtëpinë e vetë, por kjo s’do të thotë që do të ndalemi me kaq” – u shpreh fillimisht Omer Bunjaku, i cili bisedën më pas e vijoi me të arriturat e ekipit gjatë stinorit vjeshtorë.

“Jemi shumë të kënaqur, pasi që gjithçka po shkon ashtu siç e kemi planifikuar. Çdo lojtar e kupton se çfarë kërkon trajneri prej tij dhe kjo është rezultat i asaj që ne sot zotërojmë 13 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, me golavantazh 43 dhe vetëm 11 gola të pranuar” – u shpreh Bunjaku.

Ish “kapoja” i Shvercerave nuk la pa përmendur edhe dy disfata e gjysmësezonit. “Neve si FC Shkupi në çdo ndeshje shkojmë për fitore, por në dy ndeshje nuk ndodhi një gjë e tillë, si në Strugë ashtu edhe në Gjorçe, mirëpo lirisht mund të them se edhe në këto ndeshje e kemi treguar karakterin tonë fitues, pasi menjëherë në ndeshjen e rradhës jemi kthyer tek fitoret”.

“Sa i përket ndeshjes së kupës, ky është futbolli, jo çdoherë më i miri fiton. Mund të them se  gjatë 90 minutave kishim kontrollë të plotë ndaj Makedonija GJ,P, por ata arritën të mbrohen mirë, duke mos na rrezikuar asnjëherë në portë, arritën deri tekn penaltitë, ndërsa siç e dimë në këtë rulet nuk do të thotë se çdo herë fati duhet të jetë me ty” – theksoi Bunjaku.

Në pyetjen tonë nëse eliminimi nga Kupa do i bëjë mirë skuadrës, pasi tashmë fokusin do ta ketë vetëm në kampionat, Bunjaku erdhi me këtë përgjigje: “Nuk mund të themi se pasi nuk jemi në kup, gara do të jetë me e lehtë.  Është fakt, kemi dashur ta rikthejmë edhe kupën në Çair, por nuk i’a arritëm qëllimit këtë edicion, ndërsa sa i përket kampionatit, vazhdojmë me kujdes edhe më të madh, meqenëse do të kemi edhe loja më sfiduesese, jemi kah fundi i kampionatit dhe nuk guxon askush të toleroj të humbas pikë, por ne jemi Shkupi dhe besoj se do ia dalim”.

15 xhirot e stinorit pranveror Bunjaku pajtohet se për FC Shkupin do të jenë si 15-të finale: “Fakt, 15 xhiro,15 finale. Prej atyre 15 ndeshjeve, 8 do ti zhvillojmë si vendas dhe 7 si mysafir. Mund të them se jemi të gatshëm të luftojmë që t’a arrijmë maksimumin e pikëve në mënyrë që sa më herë t’a sigurojmë edhe kampionatin”.

Po kë sheh rival kryesor në garën për titull Omer Bunjaku?

Po mendoj që rivali ynë do të jetë Shkëndija, ndoshta edhe Akademia Pandevi, edhe pse personalisht çuditem se si kjo skuadër qëndron në pozitën e dytë”.

Edhe pse ende është herët, nuk e lamë pa e ngacmuar edhe rreth përforcimeve eventuale.

“Po jemi në përfundim të disa përforcimeve dhe do të përpiqemi të jenë prej ditës së parë të përgaditjeve me ekipin, do të jenë përforcime ku e kemi pa të arsyeshme që na nevojiten lojtarë”.

Për në fund Bunjaku foli edhe për pauzën dimërore dhe përgatitjet e sezonit pranveror.

“Ne planifikojmë të startojmë diku në fillim të janarit. Fazën e parë do ta zhvillojmë në Shkup dhe pastaj do të udhëtojmë drejt Antalias, ku edhe do të zhvillojmë fazën kryesore të përgaditjeve. Si zakonisht në tokën turke kemi paraparë të zhvillojmë më shumë ndeshje miqësore me kundërshtarë shumë të fortë” – e përfundoi bisedën me ne Drejtori Sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku, i cili si gjithnjë nuk lenë pa falënderuar edhe futbollistin e 12-të të skuadrës së tij, “Shvercerat”, të cilët u japin ngjyrë fitoreve të skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi. (infOSport.mk)

Leave a Reply