Covid 19 vazhdon të pushtojë Premierligën angleze!

Treshja e sulmit te Çelzi, Romelu Lukaku, Kallëm Hadson-Odoi dhe Timo Verner, janë futbollistët e rradhës që kanë rezultuar pozitivë me COVID në Premierligën angleze. Që të tre munguan në ndeshjen e djeshme kundër Evertonit, ndërkohë që Kai Haverc mungoi gjithashtu sepse ishte në pritje të rezultatit të testit.

Këtyre u shtohen edhe Kovaçiç dhe Çiluell, i cili është gjithashtu i dëmtuar, duke shndërruar në një vatër infeksioni edhe skuadrën londineze nga “Stemford Brixh”.

Ndërkohë që Liverpuli konfirmoi përpara ndeshjes së djeshme me Njukasëll Junajtedin se tre futbollistë rezultuan pozitivë, edhe atë Virxhil Van Dajk, Fabinjo dhe Kërtis Xhonson. Që të tre munguan në ndeshjen në fjalë, duke u futur

menjëherë në izolim.

Leave a Reply