Shkëndija fiton, Struga Trim Lum feston

Shkëndija ka mundur Makedonija GJ.P me shifrat 4:3 në stadiumin e Gjorçe Petrovit, duke regjistruar fitoren e 22-të sezonale, njofton “infOSport.mk”.

Kësaj fitoreje, përveç Shkëndijës, edhe më shumë i është gëzuar Struga Trim Lum, që me shumë sukses kreu punën e saj në ndeshjen me Vardarin dhe tashmë seriozisht po ëndërron Europën, njëjtë sikurse edhe Shkëndija dhe FC Shkupi, tre skuadra shqiptare që mund të shkrujanë historinë këtë edicion, duke e përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në futbollin europian.

Struga Trim Lum shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Vardarit, ndërsa edhe njëherë tjetër deçiziv në fitoren e ekipit strugan doli të jetë sulmuesi, Marjan Altiparmakovski.

FC Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Pelisterit në Shkup, ndërkohë Renova pësoi një disfatë të rëndë në udhëtim te Boreci në Veles.

Rabotniçki edhe përkundër disavantazhit, në fund shënoi fitore 3:1 përballë Rabotniçkit, ndërsa një fitore me shumë vlera regjistroi Akademia Pandev, që në derbin lokal mundi Bellasicën me shifrat 2:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply