Plotë 4 largime nga rradhët e Rabotniçkit!

Rabotniçki stinorin vjeshtorë  e mbylli në pozitën e 8-të me vetëm 22 pikë të tubuara. Sezonin kjo skuadër e nisi me trajnerin Aleksandar Vlaho, për të vazhduar me Borçe Hristov, i cili drejtimin e skuadrës shkupjane e morri me 10 nëntor.

Edhe pse pritej më shumë nga “romantikët”, ata dështuan të tregojnë më shumë këtë edicion, ndërsa pakënaqësitë e tyre drejtuesit e kësaj skuadre i treguan me të përfudnuar stinori vjeshtorë, duke larguar 4 futbollistë.

Fjala është për Dejan Tanturovskin, Anes Osmanovskin, Aleksandar Poznjakun dhe Aleksandar Ristevskin. Ky i fundit që më herët kishte ndërprerë bashkëpunimin me “romantikët”, drejtuesit e së cilës skuadër gjatë merkatos së janarit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me emrat e rinj,  pasi një gjysëmsezon tjetër negativ, mund të ju sjellë probleme edhe më të mëdha, duke pasur parasysh se janë më afër pozitave që dërgojnë rënien në Ligën e Dytë, se sa vendet e pjesës së sipërme të tabelës së klasifikimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply