A do të rikthehet te Shkëndija? Ja çfarë thotë Ennur Totre!

Ennur Totre pa dyshim se ishte një ndër futbollistët më të mirë të Shkëndijës, mirëpo pas disa problemeve që pati me drejtuesit e klubit, i njëjti vendosi që të braktis skuadrën “kuqezi” në fillim të këtij sezoni, duke provuar veten në kampionatin shqiptarë me skuadrën e Tiranës.

Dhe si duket kjo lëvizje i ka bërë shumë mirë futbollistit tetovar, pasi i njëjti shumë shpejtë u shndërrua në një ndër futbollistët kyç te skuadra kampione e Tiranës, për të cilën në ndeshjen e fundit kundër Teutës shënoi një gol në fitoren 2:1.

Pas përfundimit të ndeshjes, i njëjti duke folur për ndeshjen në fjalë, foli gjithashtu edhe për një rikthim të mundshëm te Shkëndija e Tetovës. Totre në pyetjen e gazetarit të SuperSport: Sa janë gjasat që të ktheheni te Shkëndija?, u përgjigj: “Unë kam kontratë me Tiranën dhe jam i fokusuar këtu.”

Kujtojmë Totre për plotë 7 vite ishte pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës së Tetovës (07.2014-07.2021), duke zhvilluar gati se 200 ndeshje dhe duke realizuar 11 gola e 13 asiste. (infOSport.mk)

Leave a Reply