Rubin Hebaj largohet nga Shkëndija

Rubin Hebaj është futbollisti i dytë që largohet nga Shkëndija, pas Armend Alimit. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që javë më parë, ndërsa një gjë të tillë sot ka konfirmuar edhe vetëm futbollisti shqiptarë përmes profilit të tij zyrtarë në “instagram”.

“Aventura ime me KF Shkëndija mbaroi. Falënderoj shumë stafin drejtues, stafin e trajnerëve që punova, shokët e skuadrës dhe normalisht tifozët e mrrekullueshëm Ballistat. Shpresoj që kjo të jetë një mirupafshim, jo një lamtumirë. Suksese në të ardhmen fcShkëndija” – ka shkruar Hebaj.

Sulmuesi shqiptarë te Shkëndija erdhi janarin e këtij viti nga rradhët e skuadrës kampionë të Teutës. Ai me Shkëndijën regjistroi gjithsej 29 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola, ndërsa gjatë stinorit vjeshtorë u paraqit në vetëm 11 ndeshje, edhe atë në vetëm një prej tyre si titullarë, kundër Tikveshit që në xhiron e parë. (infOSport.mk)

Leave a Reply