Gostivari bënë goditjen e katërt në merkato, sërish bën pazar te Teteksi

Gostivari vazhdon të jetë aktiv në merkato. Pas Muarem Muarem, i cili erdhi nga Bregallnica e Shtipit, Enis Dervishit që arriti nga Voska Sport, dhe Husein Demirit, i cili erdhi nga Teteksi, drejtuesit e KF Gostivarit kanë bërë pazar sërish te skuadra tetovare, duke transferuar sulmuesin e talentuar, Rinor Ajdini, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një sulmues korpulent, i cili në disa raste kishte luajtur rolin e lojtarit deçiziv te Teteksi gjatë stinorit vjeshtorë.

Shkupjani 21-vjeçar hapat e parë i kishte bërë te Rabotniçki, për të provuar më pas veten në Kroaci te skuadra e Hrvatski Dragovoljac, ndërsa verën e vitit 2020 u rikthye sërish në Maqedoni, duke pranuar të luaj me ekipin e Kadinos nga Shkupi.

Pjesë e Teteksit, Ajdini u bë janarin e këtij viti, mirëpo vetëm pas gati një viti, i njëjti tashmë do provoj fatin me fanellën e Gostivarit, skuadër kjo që stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 6-të me 17 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply