Nuk ka qetësi te FC Prishtina, vjen edhe largimi i rradhës!

Nuk ka qetësi te FC Prishtina, te e cila skuadër ka ndodhur edhe një tjetër largim, kur janë në pyetje futbollistët.

Pas largimit të Besart Berishës, Kristi Vangjelit dhe Sabien Lilajt, futbollisti i rradhës që i dha lamtumirën skuadrës kampione të Kosovës, është mesfushori

Florent Avdyli. Ky i fundit te Prishtina erdhi me shumë bujë gjatë këtij edicioni, mirëpo i njëjti nuk arriti që të përmbush pritshmëritë e drejtuesve të skuadrës nga kryeqendra kosovare, dhe kjo ka bërë që futbollisti të kërkojë largimin.

Ka qenë vet Avdyli që ka njoftuar një gjë të tillë përmes profilit të tij në facebook, ku ndër të tjerash kishte shkruar:  “Ju njoftojë se nga sot nuk jam më pjesë e KF Prishtina. Falënderoj KF Prishtinën që e respektoi dëshirën time për t’u larguar dhe arritëm marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit. E falënderoj kryesin, bashkëlojtarët dhe tifozët “Plisat” për mbështeje duke i dëshiruar shumë suksese në të ardhmen”.

Avdyli me fanellën e Prishtinës gjatë periudhës 4 mujore zhvilloi vetëm 8 ndeshje, 4 prej të cilëve në kampionatin eliltar kosovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply