Kumanovari Taulant Seferi “çelësi” i sukseseve të Tiranës

Tirana kryeson Superligën shqiptare me 33 pikë pas 15 javëve të para të sezonit 2021/2022. Skuadra “Bardheblu” nga kryeqendra shqiptare ka vetëm dy humbje këtë sezon, ndërsa janë skuadra që kanë regjistruar më shumë fitore, 10 të tilla.

Një dorë në këtë sukses ka edhe kumanovari, Taulant Seferi.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ia ka dalë të dërgojë 8 herë topin në rrjetë, duke qenë deçiziv në 15 javët e këtij sezoni.

Vetëm një herë ka shënuar Seferi nga penalltia, ndërsa pesë nga golat e tij  i ka shënuar gjatë 45 minutave të para.

Pas disa sezonesh me një sulm jo edhe aq të spikatur, 25 herë kampionët e vendit duket se kanë gjetur golat, që vijnë nga Kombëtarja shqiptare.

Seferi bashkëndan listën e golashënuesve me Guindo të Laçit, me garën për “Këpucën e Artë” që do jetë e nxehtë me rinisjen e sfidave me 15 janar.

Leave a Reply