Mihail Manevski i thotë “PO” Shkëndijës!

Mihail Manevski do të jetë përforcimi i parë i Shkëndijës në këtë merkato të janarit. “infOSport.mk” lidhur me këtë transferim kontaktoi menaxherin e futbollistit, Miroslav Kocevski, i cili gjatë ditës së sotme nga Gjermania erdhi në Maqedoni për të rrumbullaksuar detajet e fundit me drejtuesit e Shkëndijës.

“Pas disa ditëve bisedime intenzive, mund të them se 99% e punës është kryer. Thuajse gjithçka kemi rregulluar, po finalizojmë dokumentet e fundit te Bregallnica, ndërkohë sa i përket Shkëndijës, gjithçka ka përfunduar” – u shpreh Miroslav Kocevski, menaxheri me origjinë nga Kumanova, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Në transferimin e Mihail Manevskit kishte insistuar trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç, i cili beson se me këtë transferim ka zgjidhur çështjen e mbrojtësit të krahut të majtë, aty ku me mjaft sukses u paraqit gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Bregallnicës. Ai zhvilloi të gjitha 18 ndeshjet, duke bërë edhe 5 asistime.

22-vjeçari Manevski ka dalë nga shkolla e Akademia Pandev, nga e cila skuadër fillimisht verën e vitit 2017-të u huazua te Bregallnica, skuadër kjo që më pas bleu kartonin e tij. (infOSport.mk)

Leave a Reply