Luka Stankovski nesër prezantohet te Gaziantep!

Luka Stankovski ndodhet në Stamboll të Turqisë, aty ku do të kalojë testet mjekësore para se të udhëtoj drejt qytetit të Gaziantep, ku gjatë ditës së nesërme pritet të nënshkruajë me skuadrën e Gaziantep, që garon në Superligën turke.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se Stankovski me skuadrën e njohur turke do të nënshkruajë kontratë për 4 vite e gjysmë.

Në transferimin e tij ka ndërmjetësuar menaxheri tetovar, Shaqir Rexhepi, i cili ndodhet në Turqi bashkë me Luka Stankovskin, emri i të cilit më herët lidhej ngushtë edhe me një transferim te skuadra italiane e Monca.

Ndryshe Stankovski edhe pse vetëm 19-vjeç, tashmë dy vite ishte shndërruar në një lider te Rabotniçki, për të cilën skuadër numëron 48 ndeshje, 11 gola dhe 6 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply