Fitues i turneut të parë “Arena Cup” ekipi “Kafe Kushtrimi” nga Sllupçani

Në një atmosferë madhështore ku shkallët e terrenit të sportit “Arena Sport” në fshatin Hotël ishin mbushur përplot dashamirë të futbollit, ekipi “Kafe Kushtrimi” (KF Besa), mposhti me rezultat 6:3 ekipin “Salo Boden” dhe rrëmbeu titullin e turneut të parë në futboll që për herë të parë u organizua në këtë fushë të futbollit.

Në këtë turne, në ndeshjen e veteranëve në mes, KF Bashkimit nga Kumanova dhe veteranëve nga Kosova, luajti edhe futbollisti i njohur për këtë anë, Suad Keçi, i cili vite me radhë luajti për Bashkimin e Kumanovës dhe pjesëmarrës në turneun “Hoxhë Jakup Asipi” i cili 7 vite me radhë u organizua nga KF Besa dhe rinia e Sllupçanit.

Ndërkaq në mesin e lojtarëve nga Kosova në ekipin fitues ishin edhe, Narcis Alibegu, Mentor Mejzini dhe Behar Topalli, që së bashku me lojtarët e Besës zbukuruan lojën e futbollit në finalen e këtij turneu në “Arena Sport”.

Krejt në fund, vlen të përgëzohen dy ekipet për lojën korrekte që zhvilluan para të pranishmive. (Iljasa Abazi)

Leave a Reply