Korabi aktivizohet në merkato, huazon sulmuesin e FC Shkupit

Korabi më në fund është aktivizuar në merkato, teksa gjatë ditës së sotme kanë zyrtarizuar huazimin e sulmuesit të FC Shkupit, Rejan Abazi, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një sulmues mjaft premtues, i cili te skuadra shkupjane nuk arriti të tregojë potencialin e tij, kjo shkaku i konkurrencës së madhe që mbizotëron te ekipi “bardhekaltër”.

Abazi skuadrës së FC Shkupit iu bashkua shkurtin e vitit 2021, kur erdhi nga ekipi i të rinjëve të Rabotniçkit.

Abazi me fanellën e ekipit të parë të FC Shkupit, debutoi që edicionin e kaluar në ndeshjen kundër Vardarit me 14 mars të vitit 2021, derisa i njëjti numëron gjithsej 4 ndeshje me skuadrën nga Çairi.

Te Korabi i njëjti pritet të përfitojë më shumë minuta, përmes të cilave mund të tregoj cilësitë e tij realizuese. Kujtojmë skuadra dibrane stinorin vjeshtorë në Lgën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply