Tetovari Nedim Bajrami i shënon edhe Romës së Murinjos (VIDEO)

Tetovari Nedim Bajrami nuk ndalet së shënuari në futbollin italian. Mesfushori i Kombëtares shqiptare pasi i shënoi Interit pak ditë më parë në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së italisë, ka shënuar edhe sot në sfidën e kampionatit ndaj Romës.

Në minutën e 72-të, Bajrami gjuajti nga jashtë zone, ndërsa topi pasi u devijua  nga një lojtar i Romës, përfundoi në rrjetën e Patricio.

Në ato momente Empoli ngushtoi epërsinë e Romës në 2:4, që njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi, pasi në 20 minutat e mbetura nuk patu ndryshim të rezultatit.

Për Nedim Bajramin ishte ky goli i 6-të në Serie A, ndërsa i njëjti ka shënuar edhe 3 gola nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të Kupës së Italisë.

Plotë 9 gola në 23 ndeshje për tetovarin, shifra këto mbresëlënëse për një lojtar i cili po zhvillon vetëm sezonin e parë në mesin e më të mirëve në futbollin italian. (infOSport.mk)

Leave a Reply