Shkëndija regjistroi edhe fitoren e dytë në Antalia të Turqisë (VIDEO)

Tre ndeshje, dy fitore për Shkëndijën e Bruno Akrapoviç, që sot mundi ekipin e elitës së futbollit polak, Warta Poznan, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 4:1 ndaj Piast Gliwice, kampionët në fuqi të vendit sot shënuan fitore 3:1 ndaj skuadrës tjetër polake të Warta Poznan, që gjithashtu po përgatitet në Turqi.

Pjesa e parë kaloi në regji të Valmir Nafiut, i cili realizoi që të dy golat “kuqezi”.

Numri 10 i Shkëndijës golin e parë e realizoi në minutën e 32-të nga pika e bardhë, të cilën e kishte përfituar Adenis Shala, ndërkohë në minutën e 43-të i njëjti shënoi nga një distancë shumë e largët.

Nafiu ekzekutoi një goditje të lirë nga e majta, ndërsa harkimi i tij në fund përfundoi në rrjetën e portierit kundërshtarë, pa e prekur asnjëri prej lojtarëve, qoftë “kuqezi”, apo edhe me fanella “bardhegjelbër”.

Gjatë 45 minutëshit të parë golin e tyre të vetëm e realizuan edhe futbollistët e Warta Poznan, edhe atë me autorë Mateush Kuzimski, i cili shënoi një super gol me gërshërë.

Në pjesën e dytë trajneri i Shkëndijës, Akrapoviç në lojë inkuadroi disa futbollistë të rinj, në mesin e të cilëve edhe Ferhan Hasanin dhe Dashmir Elezin, që ishin protagonistët kryesor në ndërtimin e golit të tretë.

Ferhan Hasani nga e djathta bëri një pasim të shkëlqyeshëm për Elezin brenda zonës kundërshtare, ndërsa ky i fundit edhe njëherë tjetër duke dëhsmuar cilësitë e tij të larta realizuese, nuk fali dhe shënoi për 3:1.

Në këtë ndeshje te Shkëndija debutimin e tij e bëri edhe Kire Markoski, sulmuesi i ardhur nga rradhët e FC Shkupit, ndërsa për herë të parë titullarë laujti edhe Klisman Cake, i ardhur nga rradhët e Struga Trim Lum.

Ndeshjen e rradhës Shkëndija në Antalia të Turqisë, do ta zhvillojë me 27 janar kundër ekipit çek të Sllovan Liberec. (infOSport.mk)

Leave a Reply