ZYRTARE, Kahrimanoviç një futbollistë i ri i Renovës

Amir Kahrimanoviç edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Renovës. Boshnjaku i lindur në Kroaci tashmë disa ditë i është bashkuar skuadrës tetovare, me të cilën sot edhe debutoi me gol në ndeshjen ndaj Voska Sport.

Ai te Renova erdhi nga skuadra sllovene e Drava, mirëpo një dokument jo i arritur me kohë, vonoi prezantimin e tij.

Ndërkohë burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se tashmë gjithçka është në rregull me dokumentacionin e 22-vjeçarit, Kahrimanoviç, i cili me Renovën ka nënshkruar kontratë deri qershorin e vitit 2023.

Kahrimanoviç, i cili gjatë stinorit vjeshtorë ishte ndër futbollistët më standard te Drava, duke i zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet dhe duke realizuar 2 gola, karrierën e tij e kishte nisur te gjigandët kroat të Dinamo Zagreb, ndërsa përveç në Kroaci dhe Slloveni, i njëjti kishte bërë karrierë edhe në futbollin austriak.

Kahrimanoviç pritet të jetë një super përforcim për mesfushën e “gjipspunuesve”, të cilët në pranverë do të tentojnë të kapin Europën.

Kujtojmë Renova pas 18 xhirove të para në elitën e futbollit vendor, renditet në pozitën e 5-të me 27 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply