Shkupi arrin akord me sulmuesin 20 vjeçar!

FC Shkupi është skuadra më aktive deri më tani në merkaton e dimrit. Bardheblutë po zhvillojnë fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërsa kanë arritur akord dhe me përforcimin e fundit të këtij afati kalimtar.

Burimet e televizionit Shenja nga Antalia e Turqisë mësojnë se Shkupi ka mbyllur marrëveshjen me talentin 20 vjeçar nga Senegali, Mamadou Danfa. Bëhet fjal për sulmues krahu, ndërsa te Shkupi vjen nga skuadra e Ukrainës, Kolos Kovalivka.

Operacionin e kësaj lëvizje e ka kryer drejtori sportiv i skuadrës nga Çairi, Omer Bunjaku, i cili pas shumë bisedimeve me Vitaliy Lysstskyi që është drejtor i skuadrës ukrainase, ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët për të veshur sulmuesin Danfa bardheblu, pasi paraprakisht futbollisti kishte dhënë pëlqimin e tij për një transferim te Shkupi.

Leave a Reply