Struga Trim Lum luajti mirë, mirëpo nga Strumica u rikthye duar bosh (VIDEO)

Struga Trim Lum ka pësuar disfatë minimale në transfertën në Strumicë, aty ku për fitoren 1:0 të Akademia Pandev, vendosi goli i Nikolla Sharkoskit që në minutën e 12-të, njofton “infOSport.mk”.

Ishte ky momenti i parë më i rrezikshëm para portës së Taleskit, që u kurorëzua me gol nga ana e futbollistëve vendas, gol ky që në fund ishte vendimtarë për sigurimin e 3 pikëve të reja.

Struga Trim Lum në anën tjetër u kanos me anë të Bosançiç dhe Abdylhadi Jahja, i cili në minutën e 31-të kishte rastin më të mirë për të barazuar shifrat që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, të parët që i kanosën, ishin vendasit, edhe atë që në fillimin e saj, që më pas në fushë të mbizotërojë Struga Trim Lum që në disa raste seriozisht rrezikuan portën e Marko Jovanovskit.

Në minutën e 70-të Emir Skenderi ishte shumë afër golit të barazimit, mirëpo goditja e tij me të majtën kaloi vetëm disa centimetra pranë shtyllës pingule. Më pas u kanos edhe Valentin Koçoski, ndërsa në minutën e 84-të goditjen e Florian Kadriut nga distanca, portieri vendas e devijoi në rivënie nga këndi.

Në minutat e fundit të takimit, edhe portieri Taleski kaloi në sulm, mirëpo fati nuk ishte në  anën e Struga Trim Lum që në fund nga Strumica u rikthyen pa asnjë pikë.

Ndeshjen e rradhës skuadra e Struga Trim Lum do ta zhvillojë në terren vendas përballë liderit aktual, FC Shkupit, ndërkohë Akademia Pandev do të përballet me Tikveshin në Kavadar. (infOSport.mk)

Leave a Reply