Sokol Cikalleshi me rekord personal në Superligën turke!

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola në duelin e së dielës të Konyaspor, në transfertën kundër Kayserispor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonisti kryesor, pasi golat e tij i dhanë fitoren me rezultatin 3:2 skuadrës së Konyaspor, që renditet në vendin e dytë në Superligën e Turqisë.

Me këto dy gola Cikalleshi ka vendosur edhe një rekord të ri personal në elitën e futbollit turk, pasi më parë maksimumi i tij ishte 8 gola dhe këtë shifër e kishte arritur sezonin e shkuar, po me fanellën e Konyaspor.

Në Superligën e Turqisë ai u transferua verën e vitit 2015 dhe në sezonin e parë me Istanbul Bashakshehir realizoi 6 gola. Ajo që duhet theksuar atë kohë, ishte fakti që Cikalleshi luante më shumë si zëvendësues, pasi nga gjithsej 27 ndeshje, në vetëm 8 prej tyre ishte paraqitur si titullarë.

Pas Bashakshehir, ai luajti me Akhisarpor, për të cilën skuadër në 14 ndeshje kishte realizuar 7 gola, derisa me Ankaraspor në 25 ndeshje të Superligës turke kishte shënuar 6 gola.
Skuadra e vetme ku kishte luajtur në Turqi dhe nuk kishte shënuar Cikalleshi, ishte skuadra e Goztepe, me të cilën skuadër 2 gola kishte gjetur vetëm në kuadër të ndeshjeve të Kupës, ndërsa në 7 ndeshje kampionale nuk kishte shënuar asnjë gol.

Sa i përket edicionit të sivjetshëm, Cikalleshi në 25 ndeshje me Konjaspor, ka arritur të shënojë 9 gola, apo gjithsej 36 gola në Superligën turke, në 150 ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani.

Leave a Reply