A është gati Bosançiç të përsëris  paraqitjen e fundit ndaj FC Shkupit kur i shënoi 3 gola!?

Nemanja Bosançiç, njeriu hero i ndeshjes së fundit ndaj FC Shkupit, në të cilën Struga Trim Lum triumfonte me rezultatin 4:2, përmes faqes zyrtare të klubit strugan ka folur në prag të takimit të sotëm.

Në atë ndeshje, mesfushori serb i Struga Trim Lum kishte realizuar “tripletë”, ndërsa i pyetur nëse një gjë të tillë do të përsëriste edhe sot, apo të paktën ti shënonte një gol skuadrës lider të FC Shkupit, i njëjti u shpreh: “Na vjen si mysfair skuadra më e mirë gjatë kampionatit të deritanishëm, mirëpo neve edhe në të kaluarën kemi treguar se mund ti fitojmë ata. Efektin tim personal do e lija në plan të dytë, mbi të gjitha do të doja të arrijmë një rezultat pozitiv”.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe FC Shkupit është e para në kuadër të javës së 24-të, dhe e njëjta do të zhvillohet sot me fillim në ora 15:00 në stadiumin e qytetit të Strugës. (infOSport.mk)

Leave a Reply