Shorti i Ligës së Kampionëve na servoi përballje shumë interesante

Në Nion të Zvicrës para pak minutuash është hedhur shorti për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, short ky që rezervoi përballje interesante dhe të luftuara mes skuadrave.

8 skuadrat mësuan kështu kundërshtarët e tyre për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale. Çelzi “peshkoi” kështu një nga skuadrat më në formë të këtij turneu, Real Madrid, një përballe që premton spektakël.

Sfidë interesante pritet të jetë edhe ajo midis Mançester Sitit të Pep Guardiolas dhe Atletiko Madridit të Diego Simeone, ndërsa mund të konsiderohen me “fat” Liverpulli që përballë do ketë Benfikën, dhe Bajerni i Munihut që do të luaj me Viljarealin, skuadër kjo që së fundmi eliminoi Juventusin.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më datë 5 dhe 6 prill, ndërsa ato të kthimit më 12 dhe 13 prill.

Ndeshjet çerekfinale:

Çelzi Real Madrid
Mançester Siti Atl.Madrid
Viljareal Bajern Munih
Benfika Liverpull

Skuadrat pjesmarrëve në këtë turne mësuan kundërshtarët e tyre edhe për përballjet e gjysmëfinales, ku pritet të ketë edhe derbi mes skuadrave spanjolle apo atyre anglezë, ndërsa janë vënë përballë çiftet e ndeshjeve Mançester Siti- Atletiko Madrid/ Çelzi-Real Madrid, që pritet të jetë edhe një nga takimet më të luftuara të kësaj faze.

Benfika-Liverpull/ Viljareal-Bajern Munih pritet me interes gjithashtu për të mësuar edhe çiftin që kalon në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales do të luhen më 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit 3 dhe 4 maj.

Ndeshjet gjysmëfinale:

Mançester Siti- Atletiko Madrid

Çelzi-Real Madrid

Benfika-Liverpull

Viljareal-Bajern Munih

Ndërkohë finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin “Stade de France” në Paris më 28 maj dhe jo në Shën Petjersburg të Rusisë, kjo pasi UEFA i morri të drejtën Rusisë për organizimin e finales së madhe pas nisjes së konfliktit me Ukrainën.

Leave a Reply