Besmir Bojku probleme me ligamentin koloteral të këmbës së djathtë

Besmir Bojku takimin e sotëm kundër FC Shkupit e nisi si titullarë, mirëpo i njëjti duheshe që të braktis fushën vetëm pas 8 minutave të kaluara.

Ai pësoi një lëndim në këmbën e djathtë, ndërsa informacionet e para flasin për një zgjatje të ligamentit koloteral.

Bojku të hënën do të ju nënshtrohet disa inçizimeve shtesë, përmes të cilave do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit.

Lajm i mirë është që tashmë në kampionat pason një pauzë dy javore për shkak ndeshjes së përfaqësueses së Maqedonisë kundër Italisë me 24 mars, e vlefshme për gjysmëfinalet e “play-off” që sigurojnë një vend në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në Katar, ashtu që te Struga Trim Lum mbeten me shpresë se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz dhe se Bojku do të jetë gati për ndeshjen e parë të muajit prill kundër Rabotniçkit në Shkup.

Bojku është një ndër futbollistët më standard te Struga Trim Lum, për të cilën skuadër këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje kampionale, ku ka regjistruar edhe 1 gol dhe 2 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply