Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Emir Sahiti ftohet nga Giresse te përfaqësuesja e Kosovës

Emir Sahiti do të jetë një nga risitë në emëroren e trajnerit të ri të përfaqësueses së Kosogës, Alain Giresse për ndeshjet miqësore të marsit. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot e konfirmoi edhe trajneri i ri i “dardanëve”, që ka bërë publike listën prej 23 futbollistëve, tek të cilët do të mbështetet për ndeshjet me Burkina Faso dhe Zvicrën.

Ndeshjen e parë përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me datë 24 mars, ndërsa me 29 mars në Cyrih do të përballen me përfaqësuesen e Zvicrës.

Ndërkohë trajneri francez, Giresse më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald” në Prishtinë, derisa stërvitjen e parë me ekipin “dardan” do ta zhvillojë më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.

Leave a Reply