Njihuni me 5 futbollistët më të shtrenjtë të kombëtares shqiptare, në mesin e tyre edhe një tetovar!

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy ndeshjet miqësore të muajit mars, kur fillimisht më datë 26 mars do të luaj si mysafire ndaj Spanjës, që 3 ditë më pas në Tiranë të mirëpret Gjeorgjinë.

Në prag të këtyre ndeshjeve, iu kemi hedhur një sy vlerës së futbollistëve “kuqezi” sipas “Transfermarkt”, me ç’rast do të ju njohim me 6-të prej tyre që janë më të shtrenjtit.

I pari në këtë listë është Berat Gjimshiti, mbrojtësi nga Lugina e Preshevës, që gjatë ditës së djeshme firmos kontratë të re me Atalantën. Vlera e kartonit të Gjimshitit 20 milionë euro, ndërsa i dyti në këtë listë,  është një tjetër “kuqezi” që luan në Itali, Marash Kumbulla i Romës, që vlerësohet me 18 milionë euro.

Edhe futbollisti i tretë më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, vjen nga “Serie A”. Fjala është për futbollistin e Empolit me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami, kartoni i të cilit vlerësohet në 10 milion euro.

Aktualisht kartoni i futbollistit ndoshta më në formë shqiptarë, Armando Broja të Sauthemptonit është në vlerën e 9 milion eurove, ndërsa dy futbollistët e rradhës që përmbyllin TOP-5, janë Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj, që të dy pjesë e Lacios, e që vlerësohen me nga 7 milionë euro. (infOSport.mk)

Leave a Reply