Ditë zie në futbollin shqiptar, ndërroi jetë ish trajneri i Shkëndijës së Tetovës

Ditë zie në futbollin shqiptar, ku ka ndërruar jetë ish-trajneri i Korabit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bexhet Shehu.

Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur shqiptarë, Dëfrim Methasani nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, ku shpreh ngushëllimet për profesor Shehun, i cili kishte lënë gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën.

I ndjeri Shehu, kishte drejtuar skuadrën e Korabit nga Peshkopia për më shumë se 20 vite, duke arritur rezultate të larta, ndërsa i njëjti gjithashtu kishte kontribuar edhe te Shkëndija e Tetovës, duke i mundësuar kësaj të fundit ngjitjen në elitën e futbollit tonë vendor.

Leave a Reply