Shkëndija me një mungesë të rëndësishme në transfertën në Manastir

Shkëndija sot do të përballet me Pelisterin, skuadrën e fundit në tabelë. Gjatë fundjavës, “kuqezinjtë” në Tetovë nuk i’a dolën dot ndaj skuadrës së parafundit, Borecit, ashtu që shumë paqartësi pritet të ketë edhe në këtë ndeshje, në të cilën Shkëndija do të futet me trajner të ri, Artim Shaqirin, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit morri besimin e drejtuesve të skuadrës tetovare, që vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me boshnjakun, Bruno Akrapoviç, ndërsa mbetet të shihet vazhdimi, nëse kanë bërë zgjidhjen e duhur, apo sërish kanë gabuar.

Shaqiri ndeshjen e sotme të javës së 26-të kundër Pelisterit në Manastir do të duhet ta luaj pa mesfushorin e fundit, Bruno Dita, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, të gjithë janë të gatshëm për të ndihmuar ekipin dhe Shaqirin për të debutuar me fitore në bankinën e Shkëndijës. (infOSport.mk)

Leave a Reply