Besir Ramadani: Fitorja në Shkup na bënë që të besojmë në një fitore tjetër në Kavadar

Struga Trim Lum javën që lamë pas regjistroi një fitore shumë të madhe në Shkup përballë Rabotniçkit, duke i dhënë fund serisë prej 3 disfatave të njëpasnjëshme, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo fitore ka ndikuar shumë pozitivisht te kjo skuadër, që tashmë kërkon të përsëris edhe një tjetër rezultat të tillë, këtë herë në Kavadar përballë Tikveshit.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne si skuadër. Pas asaj fitore në Shkup kundër Rabotniçkit, është ngritur morali tek futbollistët, por realisht edhe atmosfera është shumë më ndryshe, ndaj dhe besoj se do të vazhdojmë serinë e fitoreve edhe në Kavadar, edhe pse përballë kemi një skuadër mjaft mirë të konsoliduar. Megjithatë qëllimi ynë është që të arkëtojmë 3 pikë të reja dhe të ngjitemi sa më lartë në tabelën e klasifikimit” – është shprehur Besir Ramadani për faqen zyrtare të skuadrës së Struga Trim Lum.

Ndeshja midis Tikveshit dhe Struga Trim Lum do të nis në ora 15:00, ndërsa dy orë më herët në lagjen e Hekuranës, në ndeshjen e parë të javës së 26-të do të takohen Skopje dhe FC Shkupi. (infOSport.mk)

Leave a Reply