Ditë e trishtë për vëllezërit Xhaka, humbin personin e dashur të familjes

Ditë  e trishtë për vëllezërit Xhaka, Taulantin dhe Granitin, të cilët kanë humbur një person të dashur të familjes. Nga kjo botë është ndarë gjyshja e tyre, për të cilën që të dy kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes disa fotove të piblikuara në llogaritë e tyre në Instagram.
Pusho e qetë gjyshe, do të më mungosh”, – ka shkruar Granit Xhaka në InstaStory.

“Pusho e qetë gjyshe, do jesh për gjithmonë në zemrën time”, – ka shkruar Taulanti në InstaStory, krahas fotografisë me gjyshen.

Përsa i përket karrierës së tyre, Graniti do luajë me Zvicrën në Botërorin e Katarit dhe është një nga shtyllat kryesore të helvetëve për sukseset e arritura deri tani.

Taulanti aktualisht po foksuohet vetëm te klubi i tij, Bazel, pasi disa muaj më parë njoftoi tërheqjen përfundimtare nga Kombëtarja shqiptare, nisur nga dëmtimet e shumta por edhe problemet me trajnerin Edi Reja.

Fundjavën që lamë pas Taulanti shënoi një supergol me Bazelin përballë Jang Bojs, duke i dhënë fund agjërimit të gjatë pa gjetur golin.

Leave a Reply