UEFA i kushton vëmendje rizgjedhjes së Agim Ademit në krye të FFK-së

Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin e tij të dytë.

E përveç në Kosovë ky lajm ka bërë bujë edhe në shtëpinë e futbollit evropian.

Në fakt, UEFA i ka kushtuar rëndësi procesit zgjedhor në FFK, duke e pasqyruar në faqen e saj zyrtare me një artikull të veçantë zgjedhjen e Ademit për mandatin e tij të dytë.

Aty janë veçuar edhe thekse nga fjalimi i presidentit Ademi pasi mori besimin e shumicës absolute të delegatëve.

“Këtë mandat të ri nuk e marr si privilegj, por si obligim. Megjithatë, këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju. Unë jam një person futbolli dhe jam i lumtur që ndihem si në shtëpinë time këtu para jush”, – janë cituar fjalët e Ademit para delegatëve.

Leave a Reply