Gjilani shkarkon “trajnerin më të mirë kosovar”, Ismet Munishi!

Skuadra e Gjilanit ka shkarkuar trajnerin Ismet Munishi, pas rezultateve jo të mira para përfundimit të kampionatit në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Shkarkimi i “trajnerit më të mirë kosovar” nga bankina e Gjilanit, vjen pas disfatës së fundit ndaj Dukagjinit. Edhe pse në rolin e favoritit, skuadra e Munishit u mund me shifrat 2:0, ndërsa edhe pas kësaj disfate, në prononcimin e tij menjëherë pas ndeshjes për “Art Motion”, i njëjti përsëriti fjalët “Unë jam trajneri më i mirë kosovar”.

Megjithatë rezultatet e tij po tregojnë të kundërtën, sidomos viteve të fundit, ku nuk po arrinë dot të fitojë ndonjë trofe, qoftë edhe me skuadrat tjera, përfshirë këtu edhe Ballkanin, pjesë e së cilës ishte para se të merrte drejtimin e Gjilanit.

Ndërkohë, pikërisht Ballkani nën drejtimin e Ilir Dajës është në rrugën e duhur për tu shpallur për herë të parë kampion i Kosovës, pavarësisht barazimit 1:1 në ndeshjen e fundit kundër Ulpianës.

Skuadra nga Suhareka pas 30 xhirove numëron 64 pikë, 9 më shumë se Drita e Ardian Nuhiut dhe Gjilani, që deri në fund të sezonit do të udhëhiqet nga ndihmësi i Ismet Munishit, Alban Hyseni, i cili gjithë karrierën e tij si futbollist i’a kishte kushtuar Gjilanit. (infOSport.mk)

Leave a Reply