Rexhepi dhe Sadriu largohen nga Skënderbeu, rikthehen te Shkëndija!

Skënderbeu pas shumë vitesh të kaluara në Superligën shqiptare, me shumë gjasa edicionin e ardhshëm do të luaj në Kategorinë e Parë, ndërsa kjo ka bërë që shumica prej futbollistëve aktual të kësaj skuadre të mendojnë largimin, shkruan “infOSport.mk”.

Duket se të parët që kanë vendosur të largohen në fund të sezonit do të jenë dy të huazuarit e Skënderbeut nga Shkëndija e Tetovës, portieri Bekim Rexhepi dhe mbrojtësi Leard Sadriu.

Me shumë mundësi të dy lojtarët do të rikthehen te Shkëndija, mirëpo që sërish pritet të huazohen në një tjetër skuadër.

Leave a Reply