Sprinti final, sot mund të vendoset titulli në Serie A

Seria A mund të japë sot verdiktin përfundimtar sa i përket titullit kampioj. Të parët zbresin futbollistët e Milanit kryesues, që me fillim në ora 18:00 në “San Siro” do të luaj me Atalantan.

Fitorja është detyrim për “kuqezinjtë” e Piolit në këtë ndeshje, ndërsa detyrim fitorja gjithashtu është edhe për Interin e Simone Inzaghit, që do të luajë sonte në Sardenja kundër Kaljarit.

Zikaltërve u duhet një fitore për të besuar te titulli deri në fund, ndërkohë që sardët luftojnë për mbijetesën. Ndeshja starton në ora 20:45.

Leave a Reply