Voska dhe Nefi Useini “fluturojnë”, Vardari i “famshëm” ende në komë (VIDEO)

Voska Sport të shtunën në Kratovë barazoi 1:1 përballë Sileksit, rezultat ky që i mjaftoi skuadrës nga Ohri për të siguruar pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Tashmë ekipi shqiptarë nga Ohri me 22 maj do të luaj në ndeshjen e balotazhit, ndaj njërës prej skuadrave midis Tikveshit dhe Skopjes, përmes së cilës do të kërkonte edhe Ligën e Parë.

Një ëndërr kjo që mund edhe të bëhet realitet, sidomos kur pas vetes ke një president si Nefi Useini, i cili deri më tani ua ka plotësuar të gjitha kushtet futbollistëve dhe gjithë stafit “bardheblu”.

Një gjë të tillë e kanë të qartë që të gjithë te Voska Sport, të cilët pas përfundimit të ndeshjes festuan bashkë me Useinin, duke e gjuajtur për disa herë në ajër dhe duke e falënderuar atë për gjitha të arriturat e klubit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply