Osmani dhe Livoreka vazhdojnë bashkëpunimin me Renovën

Dyshja e trajnerëve Qatip Osmani dhe Bashkim Livoreka do të vazhdojnë punën e tyre me Renovën edhe për një vit tjetër, përcjellë “infOSport.mk”.

Me Qaton si kryetrajner, edhe përkundër disa rënieve gjatë sezonit që sapo e lamë pas, Renova në fund arriti që të përfundojë në pozitën e 5-të, ndërsa me siguri se ambiciet për sezonin e ardhshëm, janë Europa.

Qatip Osmani drejtimin e Renovës e morri me 27 nëntor të vitit 2020, kur erdhi nga FC Shkupi.

Që nga ajo kohë Qato ekipin nga Xhepçishti e ka udhëhequr në gjithsej 55 ndeshje, duke regjistruar 19 fitore, 20 barazime dhe 16 disfata.

Sezonin e fundit, Renova në 33 ndeshje regjistroi 12 fitore, 12 barazime dhe 9 disfata, me një gol-averazh prej 42:29.

Kujtojmë Qatip Osmani bashkë me Bashkim Livorekën e kishte udhëhequr edhe më herët Renovn, edhe atë për plotë 5 vite, nga 2012-ta deri në vitin 2017-të. Ndryshe gjatë karrierës së tij Qato, gjithashtu me mjaft sukses kishte udhëhequr edhe Shkëndijën, me të cilën skuadër ishte shpallur 3 herë kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply