Ish futbollisti i Shkëndijës i jep lamtumirën Teutës

Bllagoja Todorovski edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Teutës në Superligën shqiptare. 36-vjeçari largohet nga djemtë e detit pas 3 sezonesh, teksa me ta ka fituar 4 trofe, pasi ngriti lart dy herë trofeun e Superkupës, një herë Kupën, ndërsa vitin e kaluar ishte shpallur kampion.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar edhe Teutën për mundësinë e dhënë.

Një falenderim i madh për Teutën, presidentin dhe cilindo që ka qenë pjesë e imja për tre vite që kam luajtur këtu. Dua ta mbyll sezonin me këto fjalë, ndaj i uroj të gjithëve fat për të ardhmen”, ka shkruar Todorovski, i cili te Teuta ishte transferuar nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor  gjithashtu kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, Renovën dhe Sileksin, ndërsa gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Rumani, duke luajtur me Dinamo Bukuresht dhe Gloria Bistrita.

Leave a Reply