Tre ekipe gjigande europiane vihen pas sulmuesit të Evertonit, Riçarlison

Sulmuesi brazilian, Riçarlison shumë lehtë mund të ndodh që gjatë merkatos së kësaj vere të braktis rradhët e Evertonit, duke pasur parasysh ofertat e shumta nga klubet e mëdha evropiane.

Riçarlison realizoi 6 gola në 9 ndeshjet e fundit për të ndihmuar Evertonin në sigurimin e mbijetesës edhe për së paku një sezon tjetër në Premierligë.

Një numër i madh klubesh kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, përfshirë këtu edhe londinezët e Totenham, që po monitorojnë nga afër zhvillimet.

Mirëpo ata nuk janë klubi i vetëm që interesohen për shërbimet e braizlianit, pasi i njëjti bënë pjesë edhe në planet e dy skuadrave gjigande, Real Madridit dhe Paris Sen Zhermenit.

Sipas “Daily Mail”, mbetet për t’u parë nëse Evertoni do të kënaqet duke lënë Riçarlison të largohet duke pasur parasysh rëndësinë e tij për ekipin.

Ai ka dy vjet në marrëveshjen e tij ekzistuese, kështu që Evertoni nuk është nën presion të menjëhershëm për të marrë një vendim për të ardhmen e Riçarlison, nga shitja e të cilit mund të përfitojë një shumë të majme.

Ndërkohë mediat në Angli raportojnë se Evertoni po mendon seriozisht transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja, teksa te ky transferim më së shumti mbështeten tek trajneri i tyre, Frank Lampard, një legjendë ky i Çelzit, skuadër kjo që ka në pronësi kartonin e bomberit shqiptarë, i cili sezonin që lamë pas shkëlqeu me fanellën e Sauthemptonit.

Leave a Reply