Edvin Kurtulush përfundimisht nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Ai ishte i ftuar nga përzgjedhësi Alan Zhires por që e ka refuzuar atë për t’iu bashkuar Suedisë.
Kurtulush bëhet futbollisti i dytë që brenda një kohe të shkurtër tradhton Kosovën, pas Andi Zeqirit, i cili kishte vendosur që ti bahskohet Zvicrës.
“Kurtulush ka vendosur ta përfaqësojë Suedinë, prandaj ai nuk do të vijë te Kosova për ndeshjet e qershorit”, – u shpreh menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.
Kujtojmë Kurtulush ishte i përfshirë në listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit, ndërsa sipas informacioneve të “Sportbladet”, tashmë ka nisur procedura për ndryshimin e kombëtares.