Ardian Cuculi pas 3 viteve i thotë lamtumirë Dritës së Gjilanit

Faleminderit “Ministër i Mbrojtjes”. Në këtë mënyrë e kanë falënderuar rejtuesit e Dritës së Gjilanit, mbrojtësin kërçovar Ardian Cuculi, i cili për tre vite të plota ishte pjesë e kësaj skuadre, me të cilën para dy edicioneve u shpall edhe kampion i Kosovës.

Cuculi skuadrës gjilanase iu bashkua verën e vitit 2019-të nga rradhët e Kukësit, ndërsa për largimin e tij nga Drita, “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me 26 maj.

Cuculi me Dritën e Gjilanit zhvilloi plotë 98 ndeshjem duke realizuar edhe 5 gola. Ai do të mbahet mend si mbrojtësi i parë në historinë e “intelektualëve”, që brenda një sezoni realizoi në 3 kompeticione të ndryshme, edhe atë në kampionat, kupë dhe Ligën e Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply