3 skuadra nga La Liga vihen pas Ivan Balliut!

Ivan Balliu me paraqitjet e tij që bëri gjatë muajit qershor me fanellën e kombëtares shqiptare në kuadër të Ligës së Kombeve, konfirmoi edhe njëherë tjetër që bëhet fjalë për një lojtar të kalibrit të lartë, i cili në të ardhmen do i shërbejë shumë Shqipërisë, shkruan “infOSport.mk”.

Pikërisht paraqitjet e tij në këto ndeshje, por edhe gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Rajo Valjekanos, bënë që tre skuadra nga La Liga të shfaqin interes për shërbimet e tij.

Sipas gazetarit të njohur Marko Duran, janë plot 3 skuadra që kërkojnë shërbimet e Balliut gjatë kësaj merkatoje.

Real Betis, Espanjoll dhe Viljareal do të garojnë mes tyre për të fituat “xhevahirin” e kombëtares shqiptare.

Balliu u aktivizua 34 ndeshje në sezonin që sapo u mbyll, ku shënoi 1 gol dhe regjistroi 2 asiste në elitën e futbollit spanjoll. Kartoni i tij sipas “Transfermark” vlen 2 milionë euro. Me fanellën e Kombëtares shqiptare 30-vjeçari është aktivizuar në 6 takime.

Leave a Reply