Rrezikohen “përplasje shqiptarësh”, ekipet kosovare mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Drita si nënkampione, Gjilani si skuadra e vendit të tretë dhe Llapi si fituese e Kupës së Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë mësuar kundërshtarët e tyre potencial në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Drita e Ardian Nuhiut, që bënë pjesë në grupin e parë në mesin e skuadrave favorite, për kundërshtarë mund të peshkojë ekipin nga Maqedonia të Akademia Pandev, por gjithsesi edhe kundërshtarë, si: Inter Turku nga Finlanda, Panevezys nga Lituania,  Paide Linnameeskond nga Estonia dhe Hamrun Spartans nga Malta.

Grupi 1
Ekipet bartëse
1. Dinamo Tbilisi (GEO)
2. Alashkert (ARM)
3. Drita (KOS)
4. Lechia Gdańsk (POL)
5. Milsami Orhei (MDA)
 
Ekipet jo bartëse
6. Inter Turku (FIN)
7. Panevezys (LTU)
8. Paide Linnameeskond (EST)
9. Akademija Pandev (MKD)
10. Hamrun Spartans (MLT)

Përplasje shqiptarësh mund të ketë në grupin 2, aty ku kemi Laçin e Shqipërisë në mesin e skuadrave bartëse dhe Gjilanin e Zekirja Ramadanit, në mesin e skuadrave jo bartëse.

Gjilani, përveç me Laçin e Shpëtim Duros, në raundin e parë të Ligës së Konferencës, mund të luaj edhe me finlandezët e KuPS, sllovenët e Mura, ekipin nga Letonia të FK Liepaja, me të cilin edicionin e kalular luajti Struga Trim Lum, si dhe me lituanezët e Kauno Zhalgiris.

Grupi 2
Ekipet bartëse
1. KuPS Kuopio (FIN)
2. Laçi (ALB)
3. Mura (SVN)
4. Liepāja (LVA)
5. Kauno Žalgiris (LTU)
 
Ekipet jo bartëse
6. Sfintul Gheorghe (MDA)
7. Ružomberok (SVK)
8. Dila Gori (GEO)
9. Gjilani (KOS)
10. Iskra Danilovgrad (MNE)

Ndërkohë fituesja e Kupës, KF Llapi i Tahir Batatinës bënë pjesë në grupin 3, e ku kundërshtarë të mundshëm mund të ketë Olimpija Ljublanën e Sllovenisë, Buduçnostin e Malit të Zi, B36 Torshavn nga Ishujt Faroe, Gzira Junajted nga Malta dhe Sent Xhozefs nga Gjibraltari.

Me pak fat, skuadra nga Poduejva mund të peshkojë disa nga skuadrat relativisht më të dobëta të grupit, për të shpresuar në raundin e dytë të garave në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë ndeshjet e raundit të parë të këtij kompeticioni, në program janë me 7 korrik, ndërsa ato kthyese me 14 korrik.

Grupi 3
Ekipet bartëse
1. Olimpija Ljubljana (SVN)
2. Budućnost Podgorica (MNE)
3. B36 Tórshavn (FRO)
4. Gzira United (MLT)
5. St Joseph’s (GIB)
 
Ekipet jo bartëse
6. Borac Banja Luka (BIH)
7. Larne (NIR)
8. Differdange (LUX)
9. Atlètic Club d’Escaldes (AND)
10. Llapi (KOS)

Leave a Reply