Ish kapiteni i FC Shkupit i thotë “PO” Rabotniçkit

Fati Ismaili, i cili edicionin e kaluar mbante edhe shiritin e kapitenit te FC Shkupi, pasi nuk vazhdoi bashkëpunimin me skuadrën nga Çairi, ka vendosur të nënshkruaj me skuadrën tjetër shkupjane, Rabotniçkin, njofton “infOSport.mk”.

Ismaili pritet të ngritë cilësinë në mbrojtjen e “romantikëve”, duke pasur parasysh se i njëjti mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes, por edhe si mbrojtës i krahut të majtë.

24-vjeçari Ismaili me Rabotniçkin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi shqiptarë bëhet kështu emri i katërt i ri në rradhët e Rabotniçkit, pas portierit Igor Aleksovski, mesfushorit Ivo Janakievski dhe mbrojtësit të krahut, Filip Boshkovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply