Pas Kessie, Barcelona bën edhe transferimin e dytë brenda ditës!

Barcelona nuk ka vonuar për të zyrtarizuar edhe afrimin e dytë të kësaj merkatoje, teksa vetëm pak orë pasi firmosi me Frank Kessie, ka nënshkruar kontratë edhe me mbrojtësin e Çelzit, Andreas Kristensen.

Qendërmbrojtësi danez me ekipin “katalunas” ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, teksa do të ketë një klauzolë “identike” si të Kessie me 500 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Barcelonës përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa njoftohet gjithashtu se prezantimi i tij do të bëhet ditën e enjte.

Kristensen bashkohet kështu me “katalunasit” si lojtarë i lirë, pasi përfundoi kontratën me Çelzin në fund të këtij sezoni.

Leave a Reply