“Europianët” e Shkëndijës, UEFA publikon listën, mungon përforcimi i fundit Gonçalves!

Shkëndija të enjten në arenën “Todor Proeski” me fillim nga ora 20:00 do të përballet me armenët e Ararat Yerevan në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës.

“Kuqezinjtë” nga Tetova duan kalimin në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndërkohë që tashmë kanë dorëzuar edhe listën e lojtarëve në UEFA.

Ajo që bie në sy, është mungesa e brazilianit Vagner Gonçalves, përforcimit të fundit të Shkëndijës, portierit Davor Taleski, por edhe futbollistit të talentuar, Reshat Ramadani.

Gonçalves u prezantua te Shkëndija me 02 korrik, mirëpo si duket dokumentacioni i të njëjtit nuk është ende gati, gjë për të cilën “infOSport.mk” ju kishte njoftuar që me 30 qershor.

Sa u përket përforcimeve tjera gjatë këtij afati kalimtar, që të gjithë do të jenë në disponim të Artim Shaqirit, përfshirë këtu mbrojtësit Bashkim Veliu  dhe Jan Vondra, si dhe sulmuesin Vlatko Stojanovski.

KF Shkëndija
Portierë: Kostadin Zahov, Astrit Amzai, Ferat Ramani, Ali Rexhep;
Mbrojtës: Egzon Bejtullai, Klisman Cake, Mexhit Neziri, Leard Sadriu, Mevlan Murati, Bashkim Velija, Jan Vondra, Mihail Manevski;
Mesfushorë: Ferhan Hasani, Sabit Bilalli, Bruno Dita, Oktaj Rakipi, Florent Ramadani;
Sulmues: Valmir Nafiu, Sidrit Guri, Adenis Shala, Lupçe Doriev, Vlatko Stijanovski;

Leave a Reply