Super goli i Danfa, shihni slalomin e tij para mbrojtësve të Lincoln (VIDEO)

FC Shkupi në këto momente në arenën “Todor Proeski” po zhvillon ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës kampione të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi mjaft mirë për “bardheblutë” nga Çairi, pasi të njëjtit vetëm pas 11 minutave lojë kaluan në avantazh.

Mamadu Danfa bëri gjithçka mirë dhe duke mashtruar disa futbollistë kundërshtarë përmes një slalomi si në skijim, arriti të gjejë hapësirën e duhur dhe të shënojë në rrjetën kundërshtare për rezultat 1:0.

Foto: gol.mk

Leave a Reply