Shkëndija shkëlqen, fitore komode në Shkup ndaj armenëve të Ararat (VIDEO)

Shkëndija ka regjistruar një fitore të madhe sonte në Shkup përballë armenëve të Ararat në ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi i Artim Shaqirit ishte dukshëm kundërshtarë më i mirë se Ararat, që në fund nga Shkupi u larguan me vetëm dy gola në rrjetën e tyre, edhe pse “kuqezinjtë” mund të shënonin edhe ndonjë gol tjetër.

Tetovarët nuk e vunë në asnjë moment në diskutim fitoren, duke përjashtuar një rast të krijuar nga armenët që në minutën e parë, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes foli në tërësi për ekipin e Shkëndijës, skuadër kjo që golin e parë e gjeti pas 21 minutave lojë, kur Adenis Shala shfrytëzoi një pasiguri në prapavijën e Ararat dhe shënoi për 1:0.

Pak sekonda më vonë “kuqezinjtë” tentuan që të shfrytëzonin entuziazmin për të shënuar dhe golin e dytë, por nuk patën rezultat.

Megjithatë vetëm pak sekona para fundit të pjesës së parë, Valmir Nafiu, u kujdes që të shënonte golin e qetësisë, duke shënuar një super gol me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë.

Ishte ky goli i mbrëmjes, që në fund u tregua edhe si i fundit në këtë takim, pavarësisht se Shkëndija dominoi edhe pjesën e dytë, mirëpo pa shumë raste për gol.

Kështu Shkëndija për në Yerevan pas një jave udhëton me një epërsi komode, me të cilin do të tentojë të kalojë në raundin e dytë kualifikues, ku do të gjenin letonezët e Valmieras. (infOSport.mk)

Leave a Reply