E bujshme, FC Shkupi përforcohet me mesfushorin e Aris për ndeshjet europiane!

FC Shkupi ka përforcuar mesfushën me një emër tashmë të njohur për futbollin vendor, duke rikthyer në rradhët e veta, futbollistin e skuadrës greke të Aris, Ali Adem. Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se Adem ka prishur kontratën me drejtuesit e Aris, e cila ishte valide deri verën e vitit 2024, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare me FC Shkupin.

Ai me skuadrën nga Çairi luajti nga shkurti deri dhjetorin e vitit 2021, mirëpo në formë huazimi. Atë periudhë Ali Adem me fanellën e FC Shkupit luajti në 31 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola, një prej të cilëve edhe në ndeshjet europiane të edicionit të kaluar, kur u paraqit në të gjitha 4 ndeshjet, dy ndaj Llapit dhe dy ndaj Santa Klara.

Adem vjen si përforcim sërish për ndeshjet europiane, ku këtë vit FC Shkupi pretendon të qëndrojë më gjatë kohë. (infOSport.mk)

Leave a Reply