Futbollisti shqiptarë i qëndron besnik skuadrës së tij në La Liga

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu ka vendosur të vazhdojë kontratën me skuadrën e Rajo Valjekanos, pjesë e së cilës skuadër është që nga vera e vitit 2021.

30-vjeçari shqiptarë te skuadra nga kryeqendra spanjolle erdhi nga rradhët e Almerias, ku kishte kaluar plotë dy vite të plota.

Ndryshe lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit e kishte bërë të ditur edhe vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre deri në fund të sezonit 2024-2025.

Kujtojmë, edicionin e kaluar Balliu ishte njëri ndër futbollistët më standard te Rajo Valjekano, duke zhvilluar plotë 39 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës spanjolle, ku kishte realizuar edhe një gol në ndeshjet kampionale, aty ku kishte dhënë edhe dy asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply