Nga Shkëndija te Partizani, njihuni me të gjiha duelet e ekipeve shqiptare në Ligën e Konferencës

Pas finales së parë të Ligës së Konferencës që u zhvillua në “Air Albania Stadium” në Tiranë, tashmë është radha e klubeve shqiptare për të garuar në edicionin e dytë të këtij kompeticioni europian në nivel klubesh, shkruan “infOSport.mk”.

Në fushë sot zbret Shkëndija, ekipi shqiptarë nga Maqedonia, pastaj ekipi shqiptarë i Deçiç nga Mali i Zi, dy skuadrat e Superligës shqiptare, Partizani dhe Laçi, si dhe ato dy kosovare, Gjilani dhe Llapi.

Gjithçka nis me ndeshjen Saburtalo – Partizani i Tiranës, ndeshje kjo që zhvillohet në Gjeorgji me fillim në ora 18:00, për të vijuar më pas me 4 ndeshjet tjera që startojnë në ora 20:00.

Ekipi i Deçiç nga Mali i Zi do të jetë mysafir i Dinamo Minsk, Gjilani në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të mirëpret ekipin letonez të FL Liepaja, Shkëndija në arenën “Todor Proeski” do të luaj kundër armenëve të Ararat, ndërkohë Laçi i Shpëtim Duros në “Elbasan Arena” do të luaj kundër malazezëve të Iskra.

Skuadra e fundit shqiptare që do të paraqitet sot në kuadër të raundit të parë të Ligës së Konferencës, është KF Llapi i Tahir Batatinës që do të luaj në transfertë kundër Buduçnostit të Malit të Zi. Kjo ndeshje starton në ora 20:30. (infOSport.mk)

Leave a Reply